VEPRIMTARIA SOCIALE HUMANITARE

Veprimtaria sociale – humanitare është segment i rëndësishëm e përmbajtjes gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Me realizimin e aktiviteteve sociale – humanitare Kryqi i Kuq kontribuon në përmirësimin e sigurisë sociale të qytetarëve posaçërisht për personat të cilët nën ndikimin e një morie të faktorëve të jashtëm të papërshtatshëm kanë nevojë për ndihmë për tejkalimin e problemeve me të cilat ndeshen. Aktivitetet e këtij plani janë të drejtuara për sigurimin e ndihmës për popullatën e mjeruar, e posaçërisht për fëmijët pa prindër, personat me hendikep, personat e moshuar, si dhe qytetarë me probleme materiale – sociale.

Përmbajtjet programore implementohen nëpërmjet kyçjes së drejtpërdrejtë dhe subjekteve tjera adekuate dhe organeve kompetente shtetërore për sigurimin e mbrojtjes sociale të qytetarëve, si dhe me organizatat joqeveritare. Kryqi i Kuq realizon aktivitete të rëndësishme me përkrahje edhe të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Për realizim të suksesshëm të aktiviteteve sociale – humanitare zbatohet edukim i vazhdueshëm u kuadrove të Kryqit të Kuq. Theks i posaçëm jepet edhe në edukimin e kuadrit profesional dhe vullnetarëve për vlerësim të përbashkët të shpejtë të nevojave për personat e mjeruar në bashkësitë me kyçje të vet anëtarëve të bashkësisë.

Aktivitete të drejtpërdrejta në fushën e veprimtarisë sociale – humanitare

Социјално хуманитарна дејаност
  • Programe për sigurimin e ndihmës në raste urgjente, persona të shpërngulur brenda, insitucione dhe ente sociale, shëndetësore dhe edukative arsimore;
  • Programi për ndihmë të shpejtë psikologjike për personat për menaxhim me traumë, stres dhe tejkalimi i tyre;
  • Programi për Zhvillim të përbashkët i bashkësive;

Realizim i aksioneve tradicionale që kanë bazë sociale – humanitare:

Социјално хуманитарна дејаност
  • Aksion grumbullues për sigurimin e ndihmës humanitare (ushqim, veshmbathje, mjete për higjienë, shtretër) për ndihmën e personave më të mjeruar “Dita e solidaritetit”
  • Aktivitete humanitare Java e kujdesit për personat e moshuar, aktivitete programore dedikuar për ndihmë dhe kujdes për personat e moshuar dhe të pamundur;
  • “Dita e urisë” fushata për sigurimin e mjeteve financiare dhe ushqimit për ndihmën e personave të cilët gjenden në pozitë të rëndë materiale.
< kthehu mbrapa